E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresmeni Eliot Engëll vlerëson publicistin Fahri Balliu për monografinë e tij “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha”

Përfaqësuesi i njohur i ligvënësve amerikanë ka shprehur kënaqësinë për aktivitetin e intelektualëve shqiptarë për dekomunistizimin e një shoqërie që ka dalë nga diktatura më e egër e Evropës dhe ka vlerësuar posaçërisht aksionin e përditshëm të gazetës “55”

Publicisti Fahri Balliu, themelues dhe drejtor i gazetës “55” është pritur nga kongresmeni Elio Engëll, një nga përfaqësuesit më të spikatur të ligjvënësve amerikanë dhe mjaft i njohur për hapësirën mbarëshqiptare. Publicisti Balliu e ka njohur kongresmenin me publikimin më të fundit në anglisht të monografisë “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha” si dhe me aktivitetin mëse 12 vjeçar të gazetës “55”, që ai ka themeluar dhe drejton. Në ekspozenë e vet, zoti Balliu u ndal në aksionin permanent të gazetës dhe të tijin si një intelektual i angazhuar për dekomunistizimin e shoqërisë, duke demaskuar dhe defaktorizuar ata elementë e faktorë që pengojnë demokratizimin e shoqërisë. Kongresmeni Eliot Engëll falenderoi për ekspozenë dhe përshëndeti angazhimin e publicistit Fahri Balliu në mbrojtje të vlerave të demokracisë. “Është shumë e rëndësishme për një shoqëri të re, me një demokraci të brishtë dhe të sapodalë nga njëra prej diktaturave më të egra, siç ka qenë shoqëria shqiptare, theksoi kongresmeni Engëll, që intelektualët të angazhohen për mbrojtjen e saj nga elementët që kërkojnë ta kthejnë atë pas, në status-quo-në e një shoqërie diktatoriale, pra në stadin e një shoqërie parademokratike. Në këtë këndvështrim, deklaroi kongresmeni Elio Engëll, ju falenderoj shumë ju, zoti Balliu, për kontributin publicistik që jepni, qoftë nëpërmjet monografisë “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha” - qasje për të cilën jam shumë i interesuar dhe do ta studioj me vëmendje - por edhe për protagonizimin e përditshëm publicistik me gazetën “55”, e cila që nga emërtesa, na flet shumë për kontributin e saj në dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Duke shfrytëzuar takimin, kongresmeni Engëll i deklaroi publicistit Balliu se ishte shumë i lumtur që së afërmi do të ishte në Shqipëri, për të parë më nga afër shndërrimin që kishte pësuar vendi nga reformat e guximshme të ekzekutivit, por edhe për të përgëzuar atë plejadë intelektualësh – siç e quajti ai – që nuk i reshtnin përpjekjet e tyre për të përshpejtuar ritmet e integrimit të vendit në gjirin e Perëndimit, atje ku edhe i përket”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›