Dasma mbreterore britaniket ikin me pushime

Ndërsa Britania e madhe dyndet nga turistët, të gatshëm të shijojnë paksa dasmën mbretërore më 29 prill, vetë britanikët kanë shtuar prenotimet për pushime jashtë vendit. Statistikat tregojnë se ka një rritje prej 30 për qind të personave që kanë prenotuar për të udhëtuar drejt Londrës midis 28 prillit dhe 2 majit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërsa agjencitë londineze të udhëtimit thonë se ka një rritje prej 19 për qind në prenotimin e fluturimeve nga Britania e Madhe drejt SHBA dhe 30 për qind rritje për paketat e pushimeve në Karaibe. Më Pashkët që bien një fundjave para dasmës mbretërore, dhe ditën e pushimit të punëtorëve më 2 maj, me një ditë pushim ekstra me rastin e dasmës, më 29 prill, punonjësve iu nevojiten vetëm tre ditë leje për të marrë pushime të gjata 11 ditore.
Dhe kjo mundësi nuk mund të mos shfrytëzohet edhe pse në Britani do të martohet princi Uilliam dhe Keit Midëlton, një ngjarje që do të transmetohet “live” për miliona teleshikues në të gjithë botën dhe që ka nxitur kureshtjen e turistëve. Me këtë rast, Londra është duke u përgatitur për fluksin e vizitorëve të huaj.
Juli Prifti