Libi vriten 2 gazetare plagosen 2 te tjere

Dy gazetarë perëndimorë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm me mortaja në Misrata, të vetmin qyteti lindor nën kontrollin e kryengritësve që ndodhet nën rrethim nga forcat e Gadafit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Tripoli, arterja kryesore e Misratës, dhe në momentin e parë situate ka qenë konfuze pasi është raportuar vetëm për një viktimë, Chris Hondros, 41 vjeç, fotoreporter i agjencisë Getty dhe finalist për çmimin Pulicer, në edicionin e vitit 2004. Por, sipas të përditshmes, Huffington Post në shpërthimin e mortajës ka gjetur vdekjen edhe Tim Hetherington, regjisor i nominuar për cmimin Oskar, fotoreporter i revistës Vanity Fair.
Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga një prej dy të plagosurve në faqen e tij të Facebook-ut. Ndërkohë, gjatë luftimeve të së mërkurës në Misrata kanë gjetur vdekjen edhe gjashtë persona të tjerë dhe plagosur 60. Burime spitalore thonë se shumë prej tyre janë qëlluar nga snajperat. Një doktor i tha BBC-së se ai dhe kolegët e vet në Misrata janë të stërlodhur nga vdekja dhe gjaku, që shohin përditë dhe ka ngritur pyetjen se ku është komuniteti ndërkombëtar në këtë situatë.
Ndërsa Kombet e Bashkuara thanë se ka njoftime për përdorimin e minave nga forcat e Gadafit në Misrata dhe kjo mund të përbëjë një krim ndërkombëtar. Televizioni shtetëror libian nga ana e vet, transmetoi kolonel Gadafin në një takim zyrtar në Tripoli. Në pamje duket disa herë data 19 prill 2011. Shfaqja vjen një ditë pasi presidenti Sarkozy njoftoi për intensifikimin e sulmeve të avionëve francezë mbi Libi.
Juli Prifti