Publikohen 30 emrat për trofeun e Topit të Artë
Kampionati spanjoll dhe anglez dominojnë listën e 30 futbollistëve kandidatë për fitimin e “Topit të Artë” për vitin 2009, publikuar dje nga revista “France Football”. Ndërkohë, vetëm 4 futbollistë të Serisë A dhe asnjë italian. Mungesa e një futbollisti italian nuk ndodhte që prej vitit 1985, ndërkohë që një vit më parë të vetmit ishin Bufon e Toni. Nga 30 lojtarë, 13 prej tyre luajnë në kampionatin spanjoll, përfshirë Kaka e Ibrahimoviç, që këtë verë kaluan nga Italia në Spanjë. 10 lojtarë të tjerë aktivizohen në Premier Ligë, 2 në Bundesligë dhe 1 në Francë, Joan Gurkuf. Favoritë për të fituar këtë sezon mbetet Lionel Mesi, që sezonin e shkuar arriti të fitonte 3 trofe me Barcelonën e Guardiolës.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)