E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhenson Baton shpallet kampion bote në Formula 1

Xhenson Baton është kampioni i ri i botës në Formula 1. Pilotit britanik të Braun GP i ka mjaftuar një vend në garën e Brazilit për të fituar edhe matematikisht titullin kampion në mbretëreshën e garave automobilistike. Triumfi i tij ka ardhur në një garë të çuditshme, që në fillim ka parë të eleminohen Alonso, Truli e Sutil. Në fund, gara e zhvilluar në Inter Lagos është fituar nga piloti i Red Bull Mark Veber, që ka lënë pas Robert Kubicën dhe Ljuis Hamilton. Ndërkohë, Rubens Barrikelo nuk ka mundur të shkojë më shumë se një vend i tetë, duke u dhënë lamtumirën shanseve për titull. Pas kësaj gare, Baton ka shkuar në kuotën e 89 pikëve, 15 më shumë se ndjekësi më i afërt që është piloti i Red Bull Sebastian Fetel. Ndërkohë, titulli kampion për konstruktorë i shkon skuderisë Braun GP, e krijuar vetëm në fillim të sezonit nga ish-inxhinieri i Ferrarit Ros Braun.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›