MASH, 2107 shkolla të vendit do të pajisen me internet nga Albtelekom
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me kompaninë Albtelekom, vendosi për të shtrirë rrjetin e internetit në 2017 shkolla në të gjithë vendin. Në kuadrin e programit Cilësi dhe Barazi në Arsim, në mjediset e ministrisë së Arsimit dhe Shkencës u nënshkrua sot kontrata për instalimin e shërbimit të internetit në të gjitha shkollat bazë dhe të mesme.
Kontrata u firmos nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja dhe Drejtori i Albtelekom, Mustafa Arkdogan. Kjo kontratë e cila arrin vlerën mbi 1 milion USD, do të pajisë me shërbim interneti në tre muajt e ardhshëm 2107 shkolla të mesme dhe bazë në çdo rreth të vendit. Ministri Beja u shpreh se me këtë kontratë përmbyllet një fazë e rëndësishme e projektit madhor të MASH, "TIK-shkolla".Me instalimin e internetit për një periudhë kohore të shkurtër, do të shfrytëzohen mijëra kompjutera, që janë shpërndarë nga ministria në ditët e fundit në të gjitha shkollat e Shqipërisë", tha Beja. Duke e vlerësuar një arritje për shkollarët e Shqipërisë, për familjarët e tyre, "Ne duam që fëmijët tanë të jenë në avangardë të vendeve evropiane sot, tha ministri i MASH-it, Beja. Ai i uroi sukses kompanisë Albtelekom, që ka fituar tenderin me një diferencë të madhe nga konkurrenti i dytë. Drejtori i kompanisë së Albtelekomit Arkdogan pasi falënderoi bashkëpunimin me MASH tha se do të kontribuojmë për modernizimin e sistemit arsimor shqiptar. Një nga misionet e Albtelekom është për ti shërbyer sistemit arsimor dhe shkollës shqiptare në përgjithësi.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1