E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohen fotot e Mirjetës me ish të dashurin

Fotot e publikuara së fundmi të Marjetës me ish të dashurin e saj, në një sit shqiptar në internet, duket se kanë qenë arsyeja e shqetësimit të familjes së Marielit, banorit të edicionit të katërt të reality show-t Big Brother. Mirjeta ka treguar në fakt Brenda shtëpisë për këtë histori e ndoshta të gjitha këto duket se nuk janë pëlqyer nga familja e Mariel Shehit… pikërisht në fotot që ju sjellim Mirjeta shfaqet me ish të dashurin e saj. Ajo ka pohuar vetë se para se të hynte në shtëpi kishte shtatë muaj që ishte ndarë nga një lidhje serioze. Ajo ka treguar se ka qenë familja e ish-it të saj që nuk e ka pranuar atë, sepse Mirjeta i përket fesë myslimane, ndërsa ai ishte katolik. Ajo ka rrëfyer si është njohur me djaloshin që i rrëmbeu zemrën, e se gjithçka kishte ndodhur ndërsa Mirjeta kthehej në Shqipëri, dhe me të dashurin e saj u njoh në avion. Më pas të dy ishin shumë afër sepse në Shkodër i kishin shtëpitë pranë njëri-tjetrit. Mirjeta tregoi më tej se lidhja e saj nuk shkoi në martesë sepse familjet e tyre nuk e pranonin njëra-tjetrën dhe ata nuk mundën që t’i përballonin kundërshtimet e tyre dhe pas një viti e gjysmë, historia e tyre mori fund. Por të mos mjaftonte kjo, pas katër muajsh ndarje ishi dashuri i shkon për ta takuar për ditëlindjen e saj, duke i thënë se kjo kishte qenë kërkesa e nënës së tij, e cila i kishte thënë që ta takonte Mirjetën dhe t’i rregullonte marrëdhëniet me të. Mirjeta pranoi se në atë kohë ishte tepër vonë për të rregulluar lidhjen e tyre sepse ndjenjat tashmë ishin ftohur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›