E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohet video për vrasjet e ushtarëve amerikan në Irak

Uashington, 6 Prill, NOA - Një video sekrete e ushtrisë amerikane, që tregon sulmin e një helikopteri Apaç në Bagdad, është vendosur në internet nga një grup që synon të luftojë korrupsionin e qeverisë dhe të korporatave.

Në sulmin e 12 korrikut 2007, u vranë dhjetëra civilë, mes të cilëve dhe dy nga pjestarët e ekipit të agjencisë Reuters.

Videoja është nxjerrë nga grupi WikiLeaks, ndërsa zyrtarët amerikanë kanë pranuar vërtetësinë e videos.

Videoja pritet të shkaktojë reagime të forta në Pentagon.

m.xh/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›