E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, 1-vit nga tërmeti shkatërrimtar në Akuila



Një vit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Akuilan dhe zonat përreth, autoritetet dhe komuniteti italian ka ndërmarrë disa iniciativa për të përkujtuar tragjedinë e rëndë dhe 308 viktimat e saj.
Në orën 22 të mbrëmjes së të hënes në katër lagje të Akuilas janë ndezur disa pishtarë të cilët do të përshkojnë qendrën e qytetit deri në Sheshin Duomo, ku në orën 03:32, momentin tragjik të 1-viti më parë, pikërisht kur u regjistruan dridhjet e para të tërmetit. Në këtë kohë u lexuan emrat e të gjithë viktimave. Më pas është zhvilluar mesha solemne në bazilikën e Collemaggios dhe të tjera nderime do të zhvillohen gjatë gjithë ditës në të gjithë Italinë.
Ka qenë nata e 6 prillit kur janë regjistruar lëkundje të forta tërmeti në zonën e Akuilas, më saktë në Abruzo. Bilanci tragjik i tërmetit katastrofik do të numëronte 308 viktima dhe mbi 1600 të plagosur. Ndërsa pothuajse të gjitha banesat e zonës së Akuilas ku ndodhi tërmeti shkatërrimtar, u shëmben dhe pësuan dëme të pariparueshme, duke pasur parasysh se një pjesë e tyre ishin shtëpi-muze.
Në 1-vjetorin e tërmetit kanë ardhur mesazhe edhe nga liderët kryesorë të politikës italiane të cilët kanë shprehur hidhërimin e tyre për ngjarjen që trishtoi mbarë opinionin publik italian. Mesazhet ka pasur nga presidenti Napoletano, nga kryeministri Berluskoni dhe nga lideri i opozitës Bersani. Por në kohën kur është lexuar në publik mesazhi i kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, me qindra persona e kanë fishkëlluer në shenjë mosaprovimi. Lutjet dhe nderimet në zonën ku ndodhi fatkeqësia pritet që të zgjasin të paktën 3-ditë në shenjë nderimi të 308 viktimave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›