Pujol: Ndeshje e vështirë, duhet të izolojmë Ibrën
Kapiteni i Barcelonës Karles Pujol e ka gati planin se si mund të fitohet ndaj Milanit, në ndeshjen e kthimit që do të luhet nesër në mbrëmje. “Duhet të ndalim Ibrahimoviç, - ka thënë ai në konferencën e mbrëmshme për shtyp. – Është e vështirë të përballesh me të trup me trup, kështu që duhet ta mbajmë larg zonës së rreptësisë dhe të mos e lejojmë të marrë topa”, shtoi Pujol. Në lidhje me ndeshjen, ai pranoi se është një përballje tejet e vështirë, pavarësisht zërave se Barça është favorite. “është një finale dhe duhet të fitojmë patjetër, - deklaroi Pujol. – Fusha jonë na lejon të zhvillojmë futbollin tonë më të mirë. Ndeshemi me një kundërshtar të nivelit absolut, kështu që duhet një paraqitje super në mbrojtje dhe në sulm”.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)