E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksavi i grumbulluar, por e vështirë që të luajë

Një lajm i keq dhe një i mirë për Barcelonën, në prag të ndeshjes së sotme kundër Milanit. Ksavi Hernandez nuk është stërvitur as të dielën dhe as të hënën dhe me shumë mundësi, nuk do të luajë në takimin e nesërm  në “Kamp Nou”, megjithëse është grumbulluar nga trajneri Guardiola.

Ndërkohë, plotësisht i gatshëm Çesk Fabregas, që e ka kaluar dëmtimin dhe pritet të jetë në fushë. Për ndeshjen e sotme, Guardiola ka ndryshuar skemën në 3-4-3, duke iu besuar më të mirëve që ka në skuadër. E ndërkohë, tifozët duket se janë përgatitur më së miri për këtë ndeshje. Ata kanë planifikuar një koreografi të paparë, duke u pajisur tribuna karshi me 22 mijë kartona, ku do të shkruhet “Sempre Junts” (Gjithnjë bashkë në gjuhën katalanase).
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›