Burg për vrasësit e ish agjentit të antidrogës
Gjykata e rrethit gjyqësor Elbasan ka dhënë masën e arrestit me burg për 2 të dyshuarit për ekzekutimin në pragun e shtëpisë në Elbasan të ish agjentit të antidrogës, Roland Rexhepi. Të dënuarit janë Armand Llakaj dhe Arben Jaçe.
ELBASAN- Arrest me burg është masa e dhënë nga gjykata e rrethit gjyqësor Elbasan në ngarkim të Armand Llakaj 33 vjeç dhe Arben Jaçe 28 vjeç, të cilët u arrestuan pak ditë më parë si të dyshuarit kryesorë për ekzekutimin e ish policit të drejtorisë së qarkut të Elbasanit.
Sipas policisë, dy të arrestuarit e lartpërmendur dyshohet se mëngjesin e 22 korrikut ekzekutuan me armë zjarri tip kallashnikov në pragun e shtëpisë ish-agjentin e antidrogës, Roland Rexhepi 42 vjeç banues në lagjen Vullnetari.
Gjatë zhvillimit të seancës së sotme, prokurori Elvin Gokaj, mbështetur në provat e shumta shkencore të mbledhura gjatë hetimit që është kryer për zbardhjen e këtij krimi, kërkoi masën “arrest me burg” për Llakajn dhe Jaçen.
Kjo kërkesë është kundërshtuar nga mbrojtja e të pandehurit Arben Jaçe e cila ka hedhur alibinë se klienti i tij në momentin e krimit ka qënë në kryeqytet. Ndërsa për të pandehurin tjetër Llakaj mbrojtja u tërhoq para seancës gjyqësore dhe ai u zëvendësua me një tjetër nga Gjykata e Elbasanit.
Në përfundim të procesit të caktimit të masës së sigurisë u hodhën poshtë pretendimet e avokatëve mbrojtës dhe trupi gjykues i kryesuar nga Pajtime Fetahu la në fuqi kërkesën e prokurorisë, arrest me burg për dy të pandehurit.
(e.n/news24/BalkanWeb)