"Remzi Hoxha", fletë arresti dëshmitarit
Prokurori kërkon arrestimin në sallë të një dëshmitari në procesin gjyqësor për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Akuza kërkoi ditën e martë arrestimin e menjëhershëm të ish-oficerit të SHIK-ut në tiranë të Shpend Dibrës, për shkak se dha dëshmi të rreme për zhdukjen e biznesmenit. Sipas prokurorisë kjo kërkesë është bërë pasi të gjitha dokumentete që ka mbledhur ky organ provojnë se ish-oficeri i SHIK ka qenë pjesëmarrës në rrëmbimin e Ziso Kristopulit. Por të gjitha këto prova Dibra, i thirrur nga akuza, i ka hedhur poshtë sencën e ditës së martë duke pretenduar se nuk ka qenë pjesë e këtij rrëmbimi dhe se nuk i mbante mend veprimet që ka kryer në periudhën 1995-1996 kur ka punuar në këtë organ dhe kur janë rrëmbyer Remzi Hoxha dhe Ziso Kristopuli. Por kërkesës së organit të akuzës nuk i është përgjigjur pozitivisht gjykata për krime të renda e cila e ka rrëzuar. Pas këtij veprimi gjyqi ka vazhduar me dëshmi të tjera. Ndërsa seanca tjetër për gjyqin ku janë të akuzuar Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Ilir Kumbaro dhe Budion Meçe do të zhvillohet me 8 shtator.