E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i financave Bode pranon rritjen e cmimeve te barnave

Ministri Bode ne komisionin e Ekonomise pranon rritjen e cmimeve. Kreu i financave gjithsesi e justifikoi kete rritje duke thene se tregu eshte i kontrolluar dhe kemi ulur tvsh per sherbimet spitalore ne 10 e shoqeruar kjo dhe me nje mase qe konsistonte ne vendosjen e TVSH-se 10 mbi vleren e barnave.


Ministri Bode e hoqi pergjegjeqesin nga shteti duke ja lene kete hallkave rregullatore te tregut te ilaceve. Ministri i financave me pas tha se kjo rritje eshte ne logjiken teresore te veprimit ekonomikdhe te konsumatoreve ne treg ne periudhat e rimarrjes ekonomike.


Ai u shpreh se kemi te bejme me nje lajm te mire ku konsiston nje shenje e sigurt e shfaqur nga ekonomia globale tashme periudha e rritjes ekonomike nuk eshte thjesht pjese e deklaratave politike apo te qendrave te ndryshme por kjo eshte nje shenje reale ne treg.

Me pas theksoi se kjo eshte nje mase shume e rendesishme per te rimbursuar jo vetem TVSH-ne ne barna por te gjitha shpenzimet per sherbim shendetesor barna dhe sherbime te tjera spitalore qe do te kryejne individet te cilet jane te siguruar dhe qe mbulohen nga skema e ISKSH-se dhe qe do te jene pjese e deklarimit e te ardhurave ne deklaraten vjetore personale.


Ministri Bode premton masa per uljen e cmimit te barnave
Ministri i Financave Ridvan Bode e ka cilesuar abuzive rritjen e cmimit te banave ne Shqiperi. Gjate mbledhjes se Komisionit te Ekonomise ministri premtoi se do te kete nje nderhyrje nga ana e qeverise per uljen e cmimeve te barnave.

Rritja e cmimit te barnave nga farmacite po behet ne menyre abuzive prandaj do te merren masat edhe duke ndeshkuar edhe tregtuesit e tyre tha Bode ne Komisionin e Ekonomise ku ishte thirrur pikerisht ne lidhje me kete ceshtje.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›