Interi pret Romën, në “San Siro” ka spektakël
Pas fitores së mbrëmjes së djeshme të Juventusit ndaj Atalantës, tashmë distanca e zikaltërve me “Zonjën” ka shkuar në -5 pikë. Skuadra e Mourinjos e ndien më pranë distancën e ngushtuar dhe sot do të futet në fushën e lojës me synimin e vetëm për të siguruar tri pikët.
Roma nuk ka fituar asnjë nga katër ndeshjet e fundit përballë zikaltërve në kampionat, megjithatë, në “Meaca” skuadra e Klaudio Ranierit ka dalë e pamundur në katër takimet e fundit (dy fitore dhe dy barazime). Interi nuk mundet në stadiumin e vet që prej 28 ndeshjesh (28 mars 2008, Inter-Juventus 1-2).
Nga ana tjetër, Roma i dha fund serisë negative të tre ndeshjeve rresht pa fitore në Serinë A, duke mposhtur Bolonjën 2-1 në “Olimpiko”. Verdhekuqtë do kërkojnë të ruajnë vazhdimësinë, në stadiumin ku gjithmonë u kanë shkatuar probleme kampionëve në fuqi.
Hoze Mourinjo nuk ka grumbulluar për të dytën herë rresht mbrojtësin e majtë, Davide Santon. “Kemi 27 lojtarë në dispozicion dhe duhet të grumbulloj vetëm 18. Nuk ka mbetur vetëm Santoni jashtë skuadrës”, deklaroi trajneri portugez i Interit.
Inter – Roma, formacionet e mundshme
Inter (4-3-3): Julio Cesar; Maicon, Samuel, Lucio, Chivu; J. Zanetti, Stankovic, Cambiasso; Sneijder, Milito, Eto'o. (Toldo, Cordoba, Muntari, Thiago Motta, Mancini, Vieira, Balotelli). Trajner: H. Mourinho
Roma (4-3-3): Doni; Motta, Andreolli, Mexes, Riise; Brighi, De Rossi, Perrotta; Pizarro, Vucinic, Menez. (Julio Julio Sergio, Cassetti, Juan, Faty, Guberti, Baptista, Okaka). Trajner: K. Ranieri
Gjyqtar: Xh. Roki