Malësi e Madhe, gjendet i vrarë polici rrugor
Nga burime pranë policisë së qarkut Shkodër mësohet se Kol Ndreshaj, 41 vjeç, ka qenë në krye të detyrës, në vendin e quajtur “Foletat e Marshenjt” në fshatin Reç, komuna Shkrel i rrethit Malësi e Madhe, kur është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.
Forcat e komisariatit të Malësisë së Madhe dhe Shkodrës po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorëve, ndërsa mësohet se është ngritur edhe një grup i posaçëm hetimor me specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.