Tiranë, zjarr në Qesarakë, banorët në panik
Një lojë fëmijësh me zjarre ka rrezikuar seriozisht të djegë një kopësht privat, disa banesa dhe pallate në zonën e Qesarakës në Tiranë. Zjarrëfikëset mundësuan fikjen e vatrave të zjarreve gati një orë pasi flakët kishin pushtuar zonën.
TIRANE- Një lojë fëmijësh me zjarre ka rrezikuar seriozisht të djegë një kopësht privat, disa banesa dhe pallate në zonën e Qesarakës në Tiranë. Flakët të ndihmuara edhe nga era janë përhapur rreth orës 16 në disa blloqe me bimësi duke rrethuar kështu kopështin.
Vetë banorët të alarmuar kanë dalë me kova dhe zorra uji për të ndaluar përhapjen e flakëve dhe për të shuar ato. Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe shërbimet zjarrëfikëse, të cilat mundësuan fikjen e vatrave të zjarreve gati një orë pasi ishin pushtuar nga flakët.
Në vendin e ngjarjes pritet të shkojnë edhe oficerë të komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës për të nisur hetimet për shkaqet e zjarrit që rrezikuan seriozisht banesat pranë rrugës “Mahmut Allushi”.
(e.n/News24/Balkanweb)