E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, policia rrugore rrit kontrollin në kryeqytet

Numri i madh i aksidenteve ka rritur edhe numrin e kontrolleve të policisë së Tiranës. Kështu ditën e mërkurë në prezëncën e shefit të qarkullimit rrugor të Tiranës Artan Osmani është ngritur një postobllok tek Zogu i Zi në kryeqytet ku janë vendosur gjoba që nga ajo për rrip sigurimi e deri të pezullimi i patentës për shkak të shpejtësisë. Kështu me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve, është hartuar një plan i detajuar masash duke organizuar ngritjet e postoblloqeve të policisë, në drejtim të kontrollit të atyre drejtuesve të cilët nuk zbatojnë me korrektësi normat e kodit rrugor. Po ashtu kontrolle të imtësishme do të ushtrohet ndaj mjeteve ciklomotorë dhe motocikleta, të cilët qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, ku masa ndaj tyre do të jetë deri në bllokim të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›