Pukë, aksidentohet shoferi i kamionit
PUKË - Gajur Dervishi 45 vjeç, nga fshati Kryezi i Pukës ka humbur jetën teksa ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij tip saurel nga Fierza në drejtim të Bajram Currit. Kamioni në të cilin ndodhej vetëm drejtuesi i tij, si pasojë e ngarkesë së rëndë që kishte, është bllokuar dhe ka dalë jashtë rrugës. Pesha e rëndë e materialit drusor që ndodhej në të ka shtypur kabinën e mjetit duke zënë brenda drejtuesin e tij. Kanë qenë automjete të tjera që lëvizin në këtë aks që kanë parë saurelin e bllokuar dhe kanë lajmëruar policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.