E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, deputeti i PS: Banorët e izoluar kanë nevojë për ushqime

PUKË- Segmentet nacionale që ende nuk funksionojnë i ka inspektuar edhe deputeti i PS-së Ndue Kola, i cili ka falënderuar kompanitë e kontraktuara për punën e bërë në zhbllokimin e rrugës Qafë Mali-Kukës dhe Qafë mali Bajram Curri.

Deputeti Kola, nga Qafa e Malit ka apeluar që të ndërhyet me ushqime përmes ajrit, në fshatrat e izoluara prej 19 ditësh.

“Nga inspektimi në vend rezulton se punimet po ecin në disa akse, por disa zona janë përsëri të bllokuara. Fshatrat Kokë Dodë, Bugjon, Fierzë, Berishë, Majsa, Shopëll, etj. janë të gjitha këto fshatra të bllokuaraë duhet t’i dërgohet ndihma nga ajri, në veçanti Iballa që ka një muaj e bllokuar. Nuk duhen çuar rezervat e shtetit në Pukë se nuk shkojnë tek këta banorë, atyre duhet t’i çohet ndihma sa më shpejt dhe jo të justifikohen se helikopterët nuk shkojnë dot nga koha e keqe”, tha deputeti Kola.

Mjetet që po punojnë në segmentet nacionale që lidhin Pukën me Kukësin dhe Bajram Currin pritet t’i bëjnë të kalueshme këto rrugë brenda pak ditëve, duke nxjerrë nga izolimi edhe dhjetëra banorë të komunave Qafë Mali, Blerim e Fierzë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›