Rona Nishliu do të këndojë shqip në Eurovizion
TIRANË- Këngëtarja nga Kosova, Rona Nishliu do të këndojë shqip në skenën e “Eurovizionit” në Baku të Azerbajxhanit.
“Kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2012 do të këndohet në gjuhën shqipe”, shkruhet në faqen zyrtare të Festivalit Europian. Që prej dy javësh, ajo ndodhet në SHBA për të realizuar versionin final të këngës “Suus” që do të jetë tre minuta duke i'u përmbajtur rregullave të “Eurovizionit”.
Kënga është regjistruar në studiot e Ocean Way Recording dhe Capitol Records në Los Anxheles, ndërsa përpunimi i saj është bërë në studion muzikore Sterling, në Nju-Jork. Këngëtarja nga Kosova do të performojë në natën e parë të festivalit, 22 maj, së bashku me shtetet si Rumania, Greqia, Rusia, Belgjika, Hungaria, etj.
(ma.ar/BalkanWeb)