Sequi: BE ndihma për familjet e izoluara në veri
TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sequi është solidarizuar sot me banorët e izoluar në veri të vendit, duke dërguar ndihma ushqimore për ta.
Ai ka deklaruar më tej se në ditët në vijim do të vizitojë vetë këto zona, për të parë nga afër edhe problemet që kanë këta banorë.
“Mendoj që solidariteti mund të tregohet edhe me gjëra të vogla. Në ditët në vijim kam planifikuar të shkoj të vizitoj disa prej zonave të bllokuara. Me që sot është pushim dhe mua më pëlqen të bëj pazar mendova të blej dicka edhe për këta banorë në shenjë solidariteti”, komentoi shkurt ambasadori.
Diplomati i BE-së nuk ka komentuar pyetjet e gazetarëve për mënyrën se si e ka menaxhuar politika situatën e krijuar nga bora, si dhe për shpërndarjen e ndihmave. “Konkluzionet për ndihmat duhet të jepen në fund”, ka thënë Sequi.
(ma.ar/BalkanWeb)