Pukë, digjet shkolla e fshatit Lumbardh
Mëngjesi i sotëm e gjetur të shkrumbuar shkollën e fshatit Lumbardh të Pukës. Zjarri i rënë gjatë natës ka bërë që banorët e zonës të mobilizohen për shuarjen e flakëve, duke njoftuar edhe zjarrfikësen, por kjo nuk ka mjaftuar.
Mësohet se shkolla ishte rikonstruktuar vitet e fundit. Policia ka ngritur një grup hetimor për ngjarjen. Dyshimet e para flasin për zjarr si pasojë e luhatjeve të tensionit në ndërtesë.