Wikileaks, Withers: Me pronat, korrupsion shtetëror
TIRANENë një nga kabllogramet që ka dërguar për shefat e tij, ish-ambasadori amerikan në Tiranë John Withers ve në dukje se ka kritika kundër qeverisë shqiptare lidhur me procesin e kthimit e kompensimit të pronave ish-pronarëve, që janë shpronësuar nga regjimi i mëparshëm, pas vitit 1944. Sipas tij, "kritikët venë në dukje se procesi dhe disa çështje të veçanta janë manipuluar si pasojë e korrupsionit dhe procesi ka ngecur në vend për arsye të mungesës së vullnetit politik". Madje, sipas përfaqësisë së SHBA në Tiranë, janë një numër i caktuar qytetarësh amerikanë, apo shqiptarësh me banim në Amerikë, të cilët prej shumë vitesh tashmë po grinden me qeverinë shqiptare lidhur me faktin që nuk po u kthehet prona e tyre.
Sipas dokumentit të nënshkruar nga ambasadori Withers, në shumë raste, proceset e kthimit të pronave përfundojnë në gjykata, ku zvarriten për vite e vite të tëra, pa gjetur një vendim përfundimtar.
Ambasada bën një panoramim të procesit të kthimit të pronave që prej vitit 1993, dhe parashikon se procesi i vështirë mund të përfundojë para vitit 2014.
Gjatë periudhës së post-komunizmit, theksohet në kabllogramin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dërguar Departamentit të Shtetit në Uashington, shpronësimet janë kufizuar vetëm në ato raste, kur një pronë ka qenë e domosdoshme të shtetëzohej në interes të ndërtimit të infrastrukturës publike, të tillë si projekte të rrugëve apo aeroporteve. Megjithatë, Withers ka vënë në dukje se kompensimi i pronarëve në përgjithësi ka qenë i nënvlëftësuar, po qe se krahasohet me vlerën reale të pronave në treg. Nga ana tjetër, lidhur me këtë çështje, disa pronarë, theksohet në dokument, janë ankuar publikisht për procesin e ngadaltë të kompensimit dhe pagesave në nivel të ulët.
(s.g/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kliko këtu për të lexuar të gjitha shkrimet e tjera të Wikileaks