Pukë, makina del nga rruga, plagosen 3 persona
Tre pjesëtarë nga e njëjta familje kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Gjegjan të Pukës. Të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e rrethit, me fraktuara të rënda në trup por jashtë rrezikut për jetën.
PUKE- Tre pjesëtarë nga e njëjta familje kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Gjegjan të Pukës. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur katundi i epërm.
Një fuoristradë tip Land Rover me drejtues, Lekë Biba 35 vjec, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë. Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Biba, bashkëshortja e tij Liljana Biba 27 vjec, si dhe e motra Vera Biba 24 vjec.
Të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e rrethit, me fraktuara të rënda në trup.
Lekë dhe Liljana Biba po transportohen drejt Spitalit Ushtarak të tiranës për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhen.
Sipas burimeve paraprake nga policia, mësohet të ketë qënë terreni i vështirë në një kthesë të rrugës rurale në Gjegjan, ai që ka shkaktar daljen e automjetit nga rruga dhe plagosjen e tre personave. (e.n/News24/BalkanWeb)