Berisha: Nga 1 maji nis rritja e pagave dhe pensioneve
Kryeministri ka deklaruar se pavarësisht krizës ekonomike rritja e pensioneve dhe e pagave do të realizohet më 1 maj. Deklaratat e tij u bënë gjatë ceremonisë së organizuar për përfundimin e autostradës Lushnje- Fier.
KAVAJË- Kryeministri Berisha, ka deklaruar se pavarësisht krizës ekonomike rritja e pensioneve dhe e pagave në Shqipëri, do të realizohet më 1 Maj sipas premtimit të bërë. Deklarata e kryeministrit Berisha u bë gjatë inaugurimit të përfundimit të autostradës Lushnje- Fier. Sipas deklarimit të kreut të ekzekutivit qeveria disponon çdo qindarkë për realizimin e këtij premtimi.
“Ju garantoj se nga 1 maji, çdo pensionist në fshat do të marrë një pension 2 herë më të madh se 4 vite më parë. Ju garantoj se ky është vetëm hapi i parë, sepse ne do të zhdukim përfundimit diferencimin pensionit të fshatit dhe qytetit dhe do të shkojmë drejt barazimit të plotë të pensioneve. Është vërtetë që qeveria ime disponon çdo qindarkë për të rritur rrogat dhe pensionet siç ka premtuar”- tha kryeministri Berisha.
Gjatë këtij inaugurimi Berisha i është drejtuat me tone të ashpra opozitës, duke kërkuar uljen e taksave dhe tatimeve në Bashkitë që ata drejtojnë.
“Më duhet tu them zotërijnve të opozitës mos derdhni lot krokodili. Unë ju bëj thirrje ta konsideroni seriozisht uljen e taksave, për këtë keni një javë afat, për ndryshe qeveria do jua vejë kufirin tek thana”- tha Berisha.
Në fjalën e tij ambasadori Italian në Shqipëri Saba Delia, u shpreh se ky është një nga kontributet më të shumta që qeveria italiane ka në Shqipëri. Bëhet fjalë që prej viteve 90 për një fond dhënë për Shqipërinë rreth 650 milion euro. Ne do të kontribuojmë tha ambasadori Italian që kriza ekonomike që është ndjerë në përgjithsi, në Shqipëri të mos ndjehet në ato nivele që është ndjerë në vende të tjera, por është diçka më pak sesa ajo e një viti më parë.
Duke iu referuar deklaratës së fundit të Fondit Monetarë Ndërkombëtarë, se rritja ekonomike për këtë vit në Shqipëri do të jetë nga 0 deri në 1 për qind, ambasadori Italian ka uruar që kjo të jetë më e lartë ose në ato parametra që kryeministri mendon se janë.
Inaugurimi i autostradës Lushnje- Fier është një investim tërësisht Italian, i cili kap shifrën e 21 milion eurove. Kjo autostradë është e gjatë 22 kilometra me 4 korsi si edhe me mbikalime dhe nënkalime sipas standarteve europiane për këmbësorë edhe automjete.
(a.r/news24/balkanweb)