Ende problem rruga për në kalanë e Rozafës
Pavarësisht disa investimeve që janë bërë në
përmirësimin e infrastrukturës së qytetit të
Shkodrës, rruga që të çon për në kalanë e
Rozafës vazhdon të mbetet në mëshirë të fatit, me
gropa të shumta dhe me pluhur. Fluksi i turistëve të
huaj, që vizitojnë qytetin e Shkodrës, takimin e parë
me qytetin e bëjnë me kalanë Rozafa dhe rruga tejet
e amortizuar bën një prezantim aspak dinjitoz në përputhje
me vlerat dhe historinë që mbart kjo kala.
Teksa lë hyrjen e Shkodrës, një rrugë me gropa, e
ngjashme me atë të një fshati, të përcjell deri te kalldrëmet
e kalasë së Shkodrës. Të pyetur në lidhje me
këtë segment rrugor, që nuk është më shumë se 300 m
dhe gjenden mbi 40 gropa, drejtuesit e Bashkisë së
Shkodrës shprehen se shumë shpejt do të riparohet
dhe fillimisht do të ndërhyhet në mbylljen e gropave
dhe më pas rruga do të përfshihet në një projekt ambicioz.
Amortizimi i segmentit është bërë shqetësuese
edhe për drejtuesit e parkut arkeologjik ku bën pjesë
kalaja e Rozafës. Sipas drejtuesve të këtij institucioni,
këtë vit pritet që kalaja Rozafa të vizitohet nga 24 mijë
turistë, ku pjesa më e madhe e tyre do të jenë vizitorë
të huaj, ndaj ndërhyrja në këtë segment të rrugës
hyrës për në kala është nevojë emergjente.