E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni turistik, nis pa ujë dhe rrjet kanalizimesh

Sezoni turistik nis pa ujë dhe
rrjet kanalizimesh në një
pjesë të bregdetit të Adriatikut,
ndërsa premtohet që
ndëshkimet kolektive nuk do të
aplikohen më gjatë kësaj periudhe.
Edhe këtë vit ujërat e zeza të
objekteve nga Plepat në drejtim
të Kavajës do të përfundojnë në
det, pasi ndërtimi i kolektorit të
tyre është në proces tenderimi.
Janë 8 milionë euro të dhëna nga
Komuniteti Evropian për këtë
qëllim. Ndërkaq, në zonën e Shkëmbit
të Kavajës prej shumë
ditësh ka munguar furnizimi me
ujë të pijshëm nga Ndërmarrja e
Ujësjellës- Kanalizimeve, gjë që
ka shkaktuar pakënaqësi te banorët
dhe operatorët turistikë.
Problemet në arkëtimin e detyrimeve
të konsumatorëve të zonës
së plazhit nga Konvaleshenca në
Plepa, deri te Përroi i Agait, aty
ku Durrësi ndahet me Kavajën,
kanë bërë që të ndërmerren
ndëshkime kolektive që kanë
rënduar edhe mbi konsumatorët
e rregullt. Nisja e sezonit turistik
i ka gjetur ata të papërgatitur nga
kjo situatë që u ka servirur
Ujësjellësi, ndërkaq gjatë orëve
të para të së shtunës furnizimi ka
nisur me orar. Banorët e përhershëm
dhe ata të fundjavës në
këtë zonë kanë nxituar të
mbushin enët dhe depozitat. Ata
shprehen të pakënaqur nga situata
dhe nuk e kuptojnë arsyen
e ndërprerjeve kolektive ndërsa
jetojnë këtu, apo vijnë për të
pushuar në fundjavë. Impianti i
Manskurisë, që ka nisur të funksionojë
që nga vera e kaluar, i
ofron plazhit të Durrësit për
nevojat e tij deri në 2200 m3 ujë
në ditë. Drejtori i UK Kavajë, Hysni
Shamata, thotë se niveli i arkë-
timeve në plazh është tepër i ulët
dhe për këtë arsye bëhen ndërprerje
për t‘i çuar konsumatorët
drejt shlyerjes së faturave. Ndryshe
nga zona bregdetare në varësi
të Durrësit, në Golem dhe te
Mali i Robit, që është nën administrimin
e Kavajës, operatorët turistikë,
bar-restorantet dhe banorët
shprehen të kënaqur, pasi
prej një muaji kanë një furnizim
thuajse 24 orësh. Shamata thotë
se nga data 1 qershor e më tej,
pavarësisht arkëtimeve, nuk do
të ndërmerren ndëshkime masive
të ujit, për të mos dëmtuar
sezonin turistik dhe pushuesit.
Rezervuari i Manskurisë, që gjithnjë
është përdorur nga banorët e
zonës për vaditje tokash dhe
peshkim, është kthyer në
burimin kryesor të furnizimit të
popullatës dhe pushuesve me
ujë të pijshëm. Impianti i ngritur
për shfrytëzimin e këtij rezervuari
ishte një investim gjermano-shqiptar
që do të vazhdojë më tej.
Aktualisht pritet që të bëhet tenderi
për rrethimin e rezervuarit
dhe shmangien e ndotjes së ujit,
si pasojë e hyrjes së bagëtive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›