E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy oficerë policie nuk arritën të kalojnë 3 fazat

Konkurrimi

Pas listës përfundimtare, kreu i policisë, Hysni Burgaj, ka dërguar një shkresë për të gjitha strukturat e policisë, ku ka shpjeguar të gjitha procedurat. Sipas të dhënave, punonjësit e renditur nga numri 1 te numri 60 janë shpallur fitues. Ndërsa punonjësit e renditur më poshtë do të qëndrojnë në listën emërore të së drejtës për gradë deri më 25 qershor të vitit 2012. Ndërsa për dy punonjës policie, të cilët nuk kanë kaluar gjithë fazat e testimit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është shprehur se kanë të drejtën e konkurrimit në proceset e ardhshme, që do të zhvillohen. Në këtë raport shpjegohet se oficeri Eduart Liço në Drejtorinë e Policisë Korçë, nuk ka arritur në rezultatin përfundimtar, të paktën 60 për qind të pikëve. Ndërsa oficeri i policisë, Redi Voshtina, në Drejtorinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nuk është paraqitur në fazat e tjera të testimit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›