Duhanpirja, të rinjtë imitojnë prindërit
TIRANË- Përgjithësisht të rinjtë e nisin duhanin, duke eksperimentuar, por edhe duke parë prindërit e tyre, kur ata janë duhanpirës. "Shpesh fëmijët imitojnë të rriturit, duke filluar sidomos në vitet e para të adoleshencës (12 deri në 13 vjeç) të pijnë duhan dhe kjo sepse në këtë moshë ata nuk janë as të informuar dhe as në gjendje të imagjinojnë rreziqet që u kanosen nga duhani", thonë specialistët e shëndetit publik.
Të dhënat tregojnë se 85 % e përdoruesve të duhanit në vend e kanë nisur atë para moshës 18 vjeç.
Sipas studimeve të ndryshme, të rinjtë e shkollave 9 vjeçare përgjithësisht nuk paraqesin probleme, por shqetësues mbetet ky fenomen tek të rinjtë e shkollave të mesme. Në këtë periudhë ata kalojnë nga shkolla nëntëvjeçare në shkollë të mesme, në të cilën adoleshentët konsiderohen si pjesa më e re e të rinjve. Kjo gjë i shtyn ata që të identifikojnë veten me të rinjtë e tjerë, duke filluar të provojnë ato gjëra që bëjnë më të rriturit se ata.
Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, 16.8 % e fëmijëve të moshës 13-15 vjeç pijnë duhan. Mbi 8 në 10 nxënës, po sipas ISHP, jetojnë në shtëpi ku të tjerët pijnë duhan në praninë e tyre, 9 në 10 janë të ekspozuar nga duhanpirja në vendet publike, ndërsa pothuajse gjysma e nxënësve kanë prindër duhanpirës.
Të dhënat tregojnë se në Shqipëri në çdo katër persona duhanpirës, në tre prej tyre prindi (babai) ka pirë duhan, gjë që tregon se një adoleshent është shumë i prirur për t'u bërë duhanpirës në qoftë se prindërit e tij janë përdorues të rregullt të duhanit.
Dëmtim të mushkërive, të zemrës, sëmundshmëri më e shpeshtë, përkeqësim të astmës, madje edhe shkatërrim të pamjes së jashtme, etj, janë ndër dëmet që shkakton duhani tek njerëzit.
Veç dëmeve shëndetësore, duhanpirja u rëndon shumë edhe xhepave të familjeve shqiptare. Kështu, një duhanpirës, sipas përllogaritjeve, në 40 vite harxhon 3 milionë lekë, nëse do të konsumonte 1 paketë/ditë, nëse do të konsumonte 2 paketa cigare, shifra do të arrinte në 5.8 milionë lekë. Vetëm në një muaj, një duhanpirës shpenzon minimuni, nëse konsumon gjysëm pakete, 3.1 mijë lekë dhe maksimalisht, nëse konsumon 3 paketa, shpenzon 18.6 mijë lekë.
Shqiperia renditet në vendet me shifra të larta të duhanpirjes. Sipas të dhënave, përllogaritet që duhanpirja të arrijë në rreth 40 %.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)