E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, shuhet zjarri tek Pishat, flakët ndezin pyjet e Ahut

PUKE-Vijojnë zjarret e qëllimshme në Pukë, kur gjatë mbrëmjes së djeshme u dogjën shumë pisha në Qafë Mali.

Ditën e sotme mësohet se zjarri në pyjet me pisha është shuar në pjesën më të madhe, përvecse 2 vatrave që u riaktivizuan gjate paradites.
Por, shqetësues mbetet zjarri që i ndihmuar dhe nga era ka nisur të djegë pyjet e Ahut. Terreni i thyer malor ka vështirësuar punën e zjarrfikëseve, ndërsa banorë të zonës po përpiqen të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore.
Zjarret në Pukë konsiderohen të qëllimshme pasi temperaturat në këtë zonë nuk konsiderohen shkaktare për rënie zjarresh. Dyshohet se persona që duan të mbulojnë aktivitetin e paligjshëm të prerjes së pyjeve mund të kenë gisht në zjarrvënie.
Zjarret në Pukë kanë prej pasdites së djeshme që kanë vënë në alarm zjarrfikëset dhe banorët. Disa vatra dje dogjën një pjesë të mirë të pyjeve me pisha, ndërsa u rrezikua ndjeshëm dhe një banesë, por vatra u lokalizua në kohë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›