E Shtunë, 31 Tetor 2026

RISHM-i: Të mbyllet përkohësisht miniera e Bulqizës

Në një mbledhje urgjente, Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave, (RISHM) i kërkon Ministrisë së Ekonomisë, mbylljen e përkoshme të minierës së Bulqizës, deri në rikonstruksionin e saj.

Këtë kërkesë, Reparti i Inspektim dhe Shpëtim, Minierave e mbështet në pezullimin e punës për një kohë të gjatë, nga greva e minatorëve, të cilët janë në ditën e 15-të. Në deklaratë, RISHM-i konstaton se ndërprerja e punës në minierë, çon në degradimin e saj dhe kërkon edhe heqjen e licencës së firmës “ACR”.
 

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i drejtuesve të grevës, të cilët janë mbledhur menjëherë pas kësaj deklarate, për të vendosur ecurinë e grevës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›