Austri, arratisen nga burgu 2 shqiptarë, policia nis kërkimet
VJENE- Dy shqiptarë kanë arritur të arratisen nga një burg i sigurisë së lartë në Eisenstadt të Austrisë. Policia austriake është vënë në kërkim të Kastriot Dushi, 37 vjec dhe Kastriot Elezit, 39 vjeç të cilët ishin në listën e ekstradimeve drejt Shqipërisë.
Mediat austriake bëjnë të ditur se dy shqiptarët ishin arratisur nga burgu 3 ditë më parë duke përdorur mjetet e kuzhinës. Për t`iu shmangur rojeve të burgut ata kishin arritur të largohen përmes tuneleve të ventilatorëve të kuzhinës.
Policia austriake thotë se dy shqiptarët ishin larguar më pas me një makinë dhe hedh dyshime se një person i tretë mund t’i ketë ndihmuar duke i pritur jashtë ambienteve të burgut.
Kastriot Dushi dhe Kastriot Elezi ishin në listën per tu ekstraduar në Shqipëri gjatë muajve te ardhshëm dhe ishin arrestuar në Austri për disa vjedhje.
(s.g/balkanWeb)