E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, akuzohej për falsifikim, prangoset 24 vjeçari

Një person, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh, është arrestuar në kushtet e flagrancës e bashkë me të dhe një i dytë i dyshuar. Burime zyrtare nga policia e Durrësit, thanë se Komisariati i Policisë në Port ka realizuar kapjen e Albert Prapanikut, 25 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në fshatin Gramëz të Fushë Krujës. Po ashtu në pranga ra edhe 24- vjeçari Gazmir Bardhi, lindur dhe banues në fshatin Gramëz, Fushë Krujë.
Arrestimi i tyre u bë për arsye se Gazmir Bardhi është paraqitur pranë autoriteteve të Policisë Kufitare të Komisariatit të Portit duke tentuar të udhëtojë drejt shtetit italian me tragetin Tirrenia në mënyrë të kundraligjshme, me një pasaportë shqiptare me nr. Z0327831 dhe leje qëndrimi Italiane me nr.13759 AG, dokumente këto që i përkisnin Albert Prapanikut. Policia zbardhi se letrat, përdoreshin nga ana e Gazmirit me ngjashmëri fotografie. Nga veprimet hetimore rezulton se Albert Prapaniku i kishte dhënë për ti përdorur dokumentet e tij kundrejt shumës prej një mijë euro. Autoritetet, pas arrestimit të dy të rinjve, i bllokuan dokumentet e tyre, pasi ato u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale. Dy të rinjtë kanë secili nga një akuzë. Albert Prapaniku përballet me Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe Gazmir Bardhi akuzohet për Falsifikim të letërnjoftimeve, vizave, pasaportave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›