E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektimet e gjyqtareve online

Inspektimet e gjyqtarëve online do të shmangin kontaktet e inspektorëve më gjyqtarët dhe do të ndihmojë na shmangien e paragjykimeve të qytetarëve. Kjo ka qenë deklarata e Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi gjatë seminarit për shkëmbin e praktikave evropiane të inspektimeve në sistemin gjyqësor.  

“Unë gjykoj se sistemi gjyqësor nuk vuan nga fakti se po kontrollohet shumë dhe se gjyqtarët nuk po ia dalin dot kontrollit. Jo aspak. Sistemi sot ka problemin se nuk kontrollohet, nuk monitorohet, dhe se mungojnë rekordet e gjetjeve”, u shpreh Halimi. 
Sipas kreut të drejtësisë inspektimin online i çështjeve nga inspektorët do të ndikojë në transferimin e fashikujve gjyqësor në mënyrë elektronike çka do të shmangë atë që ndodhi në  kohën e Spahiut dhe Topit. 

“Sistemi i gjurmueshmërisë nuk lejon që inspektori, titullari i MD apo KLD të mbajë me vite dosjet nën sqetull. Rastet  e fundit të KLD ku dosje për gjyqtarët me shkelje ishin mbajtur deri edhe në tre vjet dhe u desh një ngjarje e rëndë që ato të nxirrnin në dritë situatën janë raste nga te cilat  ne duhet të mësojmë”, vlerësoi Ministri i Drejtësisë.  

Ndërtimi i një portali qendror dixhital për menaxhimin e çështjeve gjyqësore dhe  ndërtimi i një sistemi të përqëndruar me linqe për çdo gjykatë do të rrisë transparencën e sistemit të drejtësisë. Kjo është praktikë që sipas diplomatëve europian do të ketë ndikim dhe në Shqipëri
“Jam i nderuar që sot jam pjese e këtij seminari ndërkombëtar ku paraqesim praktikat me te mira për inspektimet e gjyqtarëve. Edhe progres raporti për Shqipërinë njohu progresin qe Shqipëria ka bere ne sistemin e drejtësisë, po unë mendoj qe duhet bere akoma me shume, qe te sigurojmë paanshmëri dhe transparence ne sistemin gjyqësor. Një mjet i mire për këtë është edhe inspektimi online”, nënvizoi ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.
Përdorimi i zgjeruar i teknologjisë është mjet që ndihmon shumë sistemin e inspektimit, monitorimit dhe reduktimit të korrupsionit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›