Pulla postare të stampuara me fjalët Anëtarësimi në NATO
Shqipëria ka marrë ftesën për në NATO, por për ta kujtuar këtë eveniment, Posta Shqiptare ka vendosur që për gjithë muajin prill të stampojë pulla me fjalët "Anëtrësimi i Shqipërisë në NATO 3 prill 2008". Lajmin e bën të ditur Arqile Gorea drejtori i përgjitrhshëm i
Postës Shqiptare.Kjo nuk është hera e parë që ky institucion vendos të stampojë pulla me ngjarje të rëndësishme.
Pasi edhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës apo me ardhjen e presidentit amerikan Bush në Shqipëri, shqiptarët mund të blinin pulla poste të stampuara më ngjarjet më të rëndesishme për kombin.
Megjithatë kjo praktikë ka marrë jetë që me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor 1912.