E Diel, 1 Nëntor 2026

UNMIK: Zgjedhjet serbe në Kosovë, shkelin rezolutën 1244

 

'Nëse do të zhvilloheshin zgjedhje lokale serbe në veri të Kosovës, kjo do të paraqiste shkelje të rezolutës 1244.' Duke pohuar këtë UNMIK-u i ka thënë jo zhvillimit të zgjedhjeve dhe ka kundërshtuar deklaratën e Havier Solanës për shtrirjen e tyre deri në territorin kosovar. Agjenci të ndryshme lajmesh njoftojnë se Alexandër Ivanko ka pohuar se UNMIK-u do t'ia bëjë të qartëBeogradit se nëse " Serbia vendosë të organizojë zgjedhje lokale në Kosovë, atëherë kjoparaqet shkelje të Rezolutës 1244 dhe ato zgjedhje nuk do tëkenë asnjë vlerë ligjore."Këtë përgjigje UNMIK do ti dërgojë edhe ministrit serbSlobodan Samarxhic, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë edhe në Kosovë. Deklarata e sotme e UNMIK bie ndesh me deklaratën e bërë nga Brukseli, nga përfaqësuesi i Lartë në Politikën e Jashtme në BE, Havier Solana, i cili deklaroi se zgjedhjet në Serbi kanë një rëndësi të madhe për vetë faktin se dotë mbahen dhe në veri të Kosovës, ku banon pakica serbe e Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›