Pullazi: NATO, nje merite e te gjithe shqiptareve
Forumi Rinor i Demokracise Sociale nepermjet kryetarit Florian Pullazi, pershendeti dje vendimin e Sekretariatit te Pergjithshem te NATO-s per anetaresimin e Shqiperise dhe Kroacise, ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. "Anetaresimi i Shqiperise ne NATO, eshte nje merite e te gjithe shqiptareve, ndaj nuk mund te kete ngjyra politike. Nje proces i nisur qe ne vitin 1992 dhe qe u finalizua me sukses ne vitin 2009, per kohezgjatjen e tij te madhe, eshte e patolerueshme per lideret politike", deklaroi Pullazi. Sipas tij, vendimi i anetaresimit ne NATO, do te duhet te shoqerohet tashme vetem me nje proces te rregullt zgjedhor, ne procesin e zgjedhjeve parlamentare.