Deputetet, sherr per NATO-n
Rozeta Rapushi
Kur na ndan vetem nje dite nga anetaresimi ne NATO, deputetet e Kuvendit nuk jane aspak te qete. Perkundrazi, vijuan serish dje ne seance plenare debatet, akuzat dhe replikat, mbi vonesat ne pajisjen e zgjedhesve me karta identiteti dhe marrjen e meritave per procesin e anetaresimit. Nenkryetari i grupit socialist, Erjon Brace akuzoi nga foltorja e Kuvendit, se kryeministri dhe familja e tij, po zhvatin pronen publike. Sipas Braces, materniteti ne qytetin e Beratit i eshte tjetersuar pronesia nga publike ne private. "Rasti me i fundit i zhvatjes se prones, ndodhi ne Berat. Materniteti i qytetit, tashme rezulton i vjedhur me nje siperfaqe prej 4.860 metra katrore, prej se ciles siperfaqja e ndertimit eshte 1.500 m2", u shpreh Brace. Sipas tij, ky ambient eshte dhene per biznes privat vetem per qellime elektorale, duke akuzuar direkt qeverine per tjetersime te tilla te pronave, pak dite para anetaresimit ne NATO. Ne replike me te, demokrati Ferdinand Xhaferri, u shpreh se opozita po deshmon cdo dite e me shume se eshte ne panik, per shkak te anetaresimit ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. "Une ju bej thirrje qe ta lini pas panikun e zgjedhjeve qe keni, dhe te festoni hyrjen e Shqiperise ne NATO. Bejeni kete te pakten per dy dite", u shpreh Xhaferri. Sipas tij, opozita po rreshtohet tek ai 5 per qind e shqiptareve qe jane anti NATO. "Mazhoranca ne kete proces, dha garanci per te ardhmen e vendit", u shpreh demokrati. Ne vijim te debatit, Dashamir Sula u shpreh se qeveria eshte e vendosur per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme, ku shtetasit shqiptare do te shkojne me kartat e identitetit dhe pasaportat aktuale per jashte shtetit. Ne vijim te replikave me opoziten, Sula u shpreh se ish qeveria socialiste e filloi kete proces ne vitin 2001 dhe deshtoi, ndaj nuk duhet ta hape me kete debat. Sipas tij, deri me sot jane prodhuar 293 mije leternjoftime elektronike dhe procesi do te vazhdoje po me kete ritem, deri ne pajisjen e te gjithe shtetasve shqiptare me leternjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike. "NATO eshte pergjigja me e mire per nihilizmin qe mbizoteron si nje alternative opozitare. S'kishte asnje arsye qe duhet te nxiste anetaresimin tone. NATO nuk eshte nje dhurate, NATO eshte shume e rendesishme per t'u bere dhurate, kemi merituar anetaresimin ne NATO", u shpreh demokrati Aldo Bumci. Po keshtu dhe kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, sugjeroi qe mazhoranca te mos mashtroje me dhe mos akuzoje pa vend opoziten, sidomos per sa i perket procesit te pajisjes se zgjedhesve me karta apo anetaresimin ne NATO. Me debate te tilla u mbyll orari i percaktuar per diskutimet e ceshtjeve, jashte rendit te dites.