Tri ditë që flasin shumë
Këto tri ditë të fundjavës që kaluam, sigurisht që janë ditë të shënuara në historinë normale politike të një vendi. U prezantua programi i qeverisë së re të majtë, u votëbesua qeveria dhe u betua te kreu i shtetit. Gjithashtu, u vunë re disa ndryshime simbolike te stema e Republikës, te tryeza e punës së kabinetit kryeministror dhe u zyrtarizua një vendim fillestar, sipas të cilit, si simbol i kreut të shtetit nëpër zyrat e institucioneve të mos mbahet fotoja e kryetarit ushtrimor të shtetit, pra Presidenti i radhës i Republikës, por Ismail Qemali. T’i shohim me radhë shkurtimisht këto akte, që mund të analizoheshin, pa dyshim, edhe veç e veç.
1. Kemi venë re se programi ekonomik i qeverisë së re të majtë është një program afatmesëm, me një ambicie të madhe në shpenzime, por pa u treguar burimet e financimit të buxhetit. Me këtë program, normalisht, siç ndodh kur vjen një forcë e majtë në pushtet, pritet rritja e arkëtimeve në buxhet dhe rritja e investimeve publike. Natyrisht që filozofia e së majtës tenton drejt barazisë dhe shpërndarjes së pasurisë së akumuluar, kurse e djathta drejt lirisë ekonomike dhe akumulimit të kapitalit privat, rritjes së investimeve private dhe zvogëlimit të administratës publike (shtetit të vogël, roje nate). Pra dy filozofi të kundërta, të bazuara mbi ligj. Teorikisht së majtës do t’i duhet të rritë investimet dhe zhvillimin, të shoqëruar me rritjen e punësimit në sektorin privat, ndoshta edhe në sektorin buxhetor. Natyrisht që këtë rritje të punësimit PS synon ta arrijë me vetëpunësimin në biznesin e vogël nëpërmjet politikave lehtësuese fiskale ndaj tij, me impakt negativ në arkëtimet në buxhet. Por nëse qeveria e majtë do të veprojë me politika fiskale kundër interesave të kapitalit (taksimin progresiv), a do të ketë rritje të punësimit në sektorin privat? Nuk e dimë se si do të veprojë realisht qeveria e re me numrin e punonjësve të administratës qendrore, e cila është rreth 80 mijë, dhe sa do të jetë fondi i pagave të këtyre buxhetorëve për vitet në vazhdim. Pra nuk e dimë nëse do të ketë rritje të punësimit dhe cila do të jetë struktura e fillimit të 300 mijë të punësuarve që ka premtuar PS dhe slogani i LSI. Sipas PS, ndoshta ka një sekret se si mund të shkohet drejt zhvillimit: vënia në eficencë e taksës progresive ndaj biznesit të madh që ky të heqë dorë nga politikat e kursimit për shkak të pasigurisë, shmangia e dobësive të bankave për të kredituar me kapital zhvillimin e ekonomisë dhe përdorimi i fondeve të grumbulluara nga depozitat dhe llogaritë e biznesit të madh në arkën e buxhetit dhe përdorimin e tij për financime të sektorit privat me anë të shërbimit të tij të tenderuar në punë publike. Dihet se Shqipëria ka tri flukse hyrëse të të hollave në ekonomi, të cilat drejtpeshohen me PBB (mallrat dhe shërbimet): sektori ekonomik formal kontribuues i buxhetit në masën rreth 24% nga PBB formale prej rreth 10,3 miliardë eurosh, ose rreth 15 miliard $; sektori ekonomik gri i regjistruar në organet tatimore por i patatueshëm në masën e duhur sipas ligjit për shkaqe të caktuara, kryesisht politike; sektori ekonomik i zi dhe sektori kriminal. Sipas një raporti të CIA-s, dy sektorët e parë japin realisht një PBB prej rreth 25 miliardë $. Nëse administrata tatimore do të rrisë eficencën dhe antikorrupsionin e saj, të themi deri në 28% të kësaj ekonomie, nga rreth 3,6 miliardë $ që kontribuon sot me tatime sektori real i ekonomisë, në buxhet do të hyjnë rreth 7 miliardë $. Gjithashtu, nëse një pjesë e ekonomisë së zezë në aktivitete jokriminale do të futej në sistemin ligjor ekonomik, ky kontribut do të ishte edhe pak më i madh. Por duke pasur parasysh se rreth 4% e depozituesve kanë rreth 65-70% të depozitave në bankat e nivelit të dytë, i bie që me anë të taksimit progresiv në buxhet të grumbulloheshin më shumë se 7 miliardë $ vetëm nga organet tatimore, pa llogaritur edhe të ardhura të tjera në buxhet. Gjithashtu, qeveria mund të vendosë tatim edhe mbi vetë depozitat në mënyrë të drejtpërdrejtë, në një masë që ajo të synojë jo kursimet, por investimet, pavarësisht nga strategjia e bankave për kreditim të sektorit real. Pra, realisht, qeveria ka mundësi që të mbledhë dhe shpenzojë shumë më tepër se qeveria demokratike në disa sektorë prioritarë që e kthejnë fitimin mbi investim në një kohë të shpejtë, dhe jo vetëm në sektorë publikë që janë gropa të zeza për financat publike. Për t’u realizuar kjo, qeveria duhet të risë eficencën e administratës tatimore dhe doganore dhe, ecja drejt tenderimit e kalimit të tyre në dorë të operatorëve të sprovuar privatë të huaj, është një risi që do të sjellë energji pozitive të pashfrytëzuara në ekonomi dhe në prosperitet dhe do të bëjë që gjithë operatorët privatë të jenë të balancuar në kontributet e tyre financiare publike. Gjithashtu, qeveria duhet të nxisë, realisht dhe jo vetëm me propagandë, rritjen e investimeve të huaja direkte në disa sektorë decizivë, investime të cilat do të mbajnë gjallë hyrjen e valutës së huaj në investim kapital, sidomos nëpërmjet investimeve strategjike në turizmin detar, e cila do të jetë sprova më e rëndësishme e aftësisë së kësaj qeverie. Kjo industri do tërheqë rritjen e prodhimeve bio në sektorin bujqësor e blegtoral dhe këta dy sektorë të ndërvarur do të kenë nevojë për ”know how”, ose për forcimin e sektorit të edukimit, që me të drejtë e kishte kapur edhe z.B.Blushi në fjalën e tij.
2. Fillimi i sesionit parlamentar po flet për një opozitë me ngjyrime të ashpra në qëndrimet e saja kryeneçe, që nuk pajtohen asfare me verdiktin popullor të 23 qershorit, çka flet se ajo nuk e ka lexuar me modesti votimin kundër politikave personalizuese 8-vjeçare të lidershipit të saj. Duket se opozita ngjan me atë lojtarin hileqar që mezi pret të stimulojë, për t’u dukur para votuesve si i persekutuar nga kundërshtari. Asgjë pozitive nuk ndërtohet mbi të panatyrshmen. Romakët thoshin: ”Vincit omnia veritas” (E vërteta gjithmonë triumfon). Natyrisht që, një opozitë që rri si pulë nuk i duhet vendit, por edhe një opozitë që po tregon tendenca për të qenë destruktive dhe e ashpër, pa shkaqe të dukshme, sigurisht që nuk i duhet këtij populli. Ekstremet kanë fytyra të ngjashme. Qeverisë duhet t’i lihet kohë që të punojë. Ministrat e saj janë vërtet pa eksperiencë në ato vende, por ata janë edhe të pakorruptuar nga periudhat e mëparshme qeverisëse të PS. Akti i rënies së tavolinave, formalisht nuk është një akt i lakmueshëm në traditën moderne të parlamenteve. Më mirë nga të gjithë këtë e dinë ish-ministrat dhe sidomos z.Berisha, se qeveria socialiste nuk mund të rrëzohet me ndonjë shkak të brendshëm artificial dhe me stuhi në gotë, pasi ajo ka legjitimitetin nga verdikti i 23 qershorit, si edhe një patericë të fortë të ndërkombëtarëve, të cilët e kanë futur vendin tonë në një axhendë stabiliteti dhe ndoshta edhe në një axhendë integrimi më të gjerë kombëtar rajonal.
3. Me fillimin e punës së qeverisë së majtë pamë një tryezë pune në kabinetin e ri kryeministror në formën e peshkut. Dihet se peshku është një simbol i periudhës 2225-vjeçare zodiakale që u mbyll në ciklin e lëvizjes së Diellit dhe planetëve të tij në sistemin Pleyades, vitin e kaluar. Njihet se ky simbol është i preferuar për çifutët (Jezusi dhe apostujt mbanin nga një stemë ku vizatohej një peshk), ndërsa shqiptarët kanë si shenjë të tyre zodiakale, atë të ujorit, ku sapo kemi hyrë me çlirimin e Kosovës. Nuk e dimë nëse ka ndonjë ndikim prej këshilltarëve të tij të huaj për këtë simbolikë që jep mesazh ndërkombëtar varësie apo ka qenë thjesht ideja e tij? Pra është një pasaktësi që e rrënon qëllimisht identitetin tonë si popull, apo thjesht një gabim? Nuk e dimë ende se çfarë (ndonjë hartë e vjetër paraosmane e rajonit?) është skicuar brenda trupit të peshkut që të flasim për simbolikën e saj. Pra ideja përfundimtare simbolike e tryezës është se populli i ‘ujorit’ sundohet nga populli i ‘peshkut’. Një mesazh sorosian?
4. Po kështu, qysh në mbledhjen e parë, është marrë një vendim qeverie, sipas të cilit në ambientet e zyrave publike, në vend të fotografisë së kreut të shtetit, do të qëndrojë përngaherë fotoja e Ismail bej Vlorës (Qemalit). Në praktikat e vendeve të tjera republikane perëndimore dhe në SHBA, dimë se vendoset si foto përfaqësuese e shtetit kreu korrent i Republikës (me përjashtim të Ataturkut në Turqi), aq më tepër që vlen të theksohet se I.Qemali nuk ka qenë asnjëherë kreu i shtetit shqiptar. Ai ka shpallur mëvetësinë e shqiptarëve nga forcat pjesëmarrëse në Luftën e Parë Ballkanike së bashku me pavarësinë e Shqipërisë nga Turqia, më 28 nëntor 1912, deri sa nisi punë KNK e Londrës në dimrin e vitit 1913. E dimë se kufijtë aktualë të Shqipërisë i përcaktuan përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Londër gjatë gjysmës së parë të vitit 1913. Po kështu, në Vlorë u krijua edhe qeveria e parë e Shqipërisë së pavarur me kryeministër Ismail beun, i cili ka qenë një figurë idealiste e patriotike shumë e admirueshme për të gjithë shqiptarët. Me sa duket, z.Rama vazhdon të na habisë me dëshirën e tij për të qenë i veçantë në çdo moment, megjithëse duket qartë që qëllimet e tij janë afatshkurtra dhe jo qëllime largpamëse e konsensuale prej një shtetari të vërtetë.
5. Ajo simbolikë që vlen të shihet më me kujdes, është kthimi i përkrenares së stemës së Republikës nga krahu i djathtë (perëndim) ku ndodhej prej 11 vjetësh, në krahun e majtë (lindje). Ka qëlluar që stema e Republikës të jetë propozuar saktësisht, ashtu siç ajo është përdorur në shumicën e institucioneve për mbi një dekadë, nga autori i këtij komenti, në një seancë të Kuvendit në vitin 2002. Pati atëherë disa propozime heraldistësh të Ministrisë së Kulturës në seancë plenare për Komisionin përkatës parlamentar të drejtuar nga z.Bardhyl Londo. Propozimi im ishte i fundit, pas 4-5 propozimeve të tjera ku bënte pjesë edhe një propozim i z.Blushi. Komisioni i Kulturës, disa ditë më pas i shqyrtoi të gjitha propozimet dhe pranoi me votim propozimin tim, i cili e fuste përkrenaren brenda një shqyti më të madh ku ndodhej shqiponja dykrerëshe, e kthente atë nga vështrimi drejt, në profil, me vështrim jo të rastësishëm nga perëndimi, dhe kështu e gjithë pamja hynte në unitet, pasi rrethohej me dy shirita në ngjyrë ari që simbolizonin bollëkun dhe begatinë ekonomike e shpirtërore të elitës dhe popullit, të lidhura së bashku në një unitet qëllimesh. Kjo ishte stema zyrtare e Republikës, e cila shpeshherë nuk është respektuar nga disa titullarë injorantë e fodullë, sidomos në zyrat e Kryeministrisë. Ajo që vlen të theksohet, e përsëris, është orientimi perëndimor i përkrenares së Skënderbeut mbi shqiponjën dykrenore. A luftoi heroi ynë kombëtar për parimet e Stambollit (islamit) dhe Konstandinopojës (Fanarit ortodoks), apo ai kërkonte ta lironte popullin e arbrit duke u lidhur me aleatët e krishterë të Vatikanit? Kujtoni ju se Skënderbeu ka ditur më pak sesa ne sot mbi rrënjët e arbrit? Kujtoni ju se Skënderbeu nuk e dinte historinë e vjetër dhe lidhjet e armiqësitë mes racave? Rastësisht vendosi ai një përkrenare të tillë të shenjës zodiakale të bricjapit në kohën e shenjës së peshqve? Jo, ajo përkrenare e Aleksandrit që jetoi në periudhën zodiakale të bricjapit dhe titulli i tij si Mbret i Epirit kishte domethënien e vazhdimit të historisë të paraardhësve të racës së vet, Aleksandrit (dhe jo siç mendojnë disa islamikë që është shenja e Dexhalit), Akilit dhe Pirros së Epirit. Ai e adhuronte edhe Konstandinin e Madh. Kush mund ta ndihmojë dhe kush e shpëtoi kombin shqiptar, që shkoi në zgrip të greminës në fund të shekullit të kaluar, duke e çliruar Kosovën? Përse presidenti Willson, i ftilluar nga rrethi i tij albanofil, i bëri një vërejtje Llojd Xhorxhit që i kishte humbur busulla, kur ky i pyeti atë dhe Klemansonë se “Çfarë kërkojnë më shumë këta shqiptarët?”, duke iu përgjigjur hidhur: “Hej, hej, mos na i shaj ‘gjyshërit’ tanë!”. A jemi ne një popull që e kemi mbijetesën dhe optimumin tonë nga orienti apo nga aksidenti, nga Stambolli, Moska, Ulan Batori dhe Pekini, apo nga Vjena, Roma, Berlini, Londra dhe Uashingtoni? Kjo është një pyetje që na ka shqetësuar si nacion gjatë këtij shekulli mëvetësie, ndërkohë që përgjigjja është marrë qysh pas Luftërave Ballkanike, pa asnjë ekuivok. Këtë përgjigje politike e dhanë rilindësit tanë të vërtetë qysh me ideologun e saj kryesor, S.Frashërin. Të vihet në dyshim ky orientim, do të thotë të vësh pikëpyetje të mëdha. Vendosja e përkrenares drejt, nuk do të hapte kaq debat sa ç’hapi ky orientim lindor i saj. Kjo është një përgjegjësi dhe risk i ndërgjegjshëm që do të regjistrohet në memoriet e politikanëve dhe diplomatëve aktualë, pasi dihet se E.Rama është piktor dhe simbolist, i cili i ka qejf jo vetëm shprehjet esenciale me gjuhën e simboleve, por ai interesohet edhe për detajet e kësaj gjuhe të kriptuar.