Kinë, dënohet me vdekje ish-kryebashkiaku i Xhenshen
Ish kryebashkiaku i qytetit kinez Xhenshen, i cili një kohë ishte shembull për reformat ekonomike, është dënuar sot me vdekje për shkak se është akuzuar për korrupsion.
56- vjeçari Hsi Xhongeng u shpall fajtor nën akuzat se ka pranuar rryshfet prej rreth 3.5 milionë euro.
Megjithatë, mediat kineze njoftojnë se dënimi me vdekje mund të shndërrohet në burgim të përjetshëm.