Japonia mbyll një central bërthamor

Është mbyllur operatori i centralit bërthamor Hamaoka në Japoninë qendrore.
Kërkesa për mbylljen e këtij centrali bërthamor u bë pasi qeveria rivlerësoi sigurinë e 54 reaktorëve pas tërmetit dhe cunamit të 11 marsit që e dëmtuan centralin bërthamor Daiçi në Fukushima në Japoninë verilindore.
Centrali Hamaoka ndodhet rreth 200 km në perëndim të Tokios.
Japonia siguron më shumë se një të tretën e energjisë nga centralet bërthamore.
Qeveria ka vlerësuar se përmirësimet në centralin Hamaoka mund të zgjatin dy vjet.