Austria lejon ekstradimin e Sanaderit

Drejtësia austriake ka vendosur që ish kryeministri kroat Ivo Sanader mund t`iu dorëzohet autoriteteve kroate.
Sanader u arrestua në Austri në muajin dhjetor të vitit 2010 pas një urdhërarresti të lëshuar nga autoritetet kroate nën akuzat për korrupsion. Prokuroria e akuzon Sanaderin se po krijonte fonde të parregullta për të mbështetur financiarisht partinë e tij. Sanaderi i ka hedhur poshtë akuzat.
BE-ja ka kërkuar nga Kroacia që të bëjë më shumë në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të realizojë objektivin për t`iu bashkuar Unionit në vitin 2012.