Punesim nepermjet internetit, hapet portali i punesimit Sonila Isaku
Qytetaret shqiptare do te mund te kerkojne dhe aplikojne per vende te lira pune, si dhe kompanite private mund te publikojne pozicionet e tyre te lira ne kohe reale, ne menyren me te shpejte dhe transparente, nepermjet Internetit. Ky publikim mund te behet nga kompjuteri i tyre ose telefoni celular, ne portalin zyrtar te Sherbimit Kombetar te Punesimit. Projekti eshte i shtrire ne 12 zyrat rajonale te Punesimit, 24 zyrat lokale te punesimit, si dhe perfshin informatizimin e plote te sistemit te brendshem te Sherbimit Kombetar te Punesimit dhe sistemin e Portalit ne Internet eee.epunesim.gov.al. Sistemi i brendshem Internet, permban si funksionalitete kryesore; regjistrin elektronik te punedhenesve; regjistrin elektronik te vendeve te lira te punes; regjistrin e punekerkuesit ku kryhet regjistrimi sipas formatit, si dhe ndermjetesimin automatik, etj. I pranishem ne celjen e ketij portali, Kryeministri Sali Berisha, ka theksuar se kjo menyre do te jete nder me efektivet per te rritur numrin e te punesuarve ne vend. “Qe sot, cdo qytetar shqiptar, i papune, i cili kerkon nje vend pune, mund te aplikoje ne kete sistem nga celulari apo kompjuteri i tij. Por, qe sot edhe cdo sipermarres shqiptar qe ka nevoje per punonjes, per teknik, per inxhinier, per specialist, per ekspert, mund te paraqese kerkesen ne portalin e punesimit te kesaj ministrie dhe ne kohe reale mund te gjeje kandidatin me te pershtatshem per vendin bosh te punes”, ka theksuar kreu i qeverise. Sipas tij, kriza qe ka pllakosur Evropen Perendimore dhe ne teresi vendet e zhvilluara, ka ne themel te saj ceshtjen e tregut te punes. Ndaj nje nga leksionet me te medha te kesaj krize, eshte perqendrimi me potencialet me te medha drejt krijimit te nje tregu pune fleksibel, te afte, te trajnuar. “Pa diskutim, nje element shume i rendesishem eshte portali qe ne inaugurojme sot, sepse realizon transparencen me te madhe, mundesite me te gjera, ne kohen me te shpejte”, ka theksuar Berisha. Sipas te dhenave, sherbimet online, nepermjet eebsitit eee.epunesimi.gov.al, do te ofrojne per punekerkuesit, mundesi qe ne menyre te pavarur te krijojne llogarine personale ne sistem dhe te plotesojne CV sipas formatit online, apo te kerkojne per vende te lira pune dhe te aplikojne per to. Per punedhenesit, ky sistem do te mundesoje qe ne menyre te pavarur cdo biznes te krijoje nje llogari ne sistem, te publikoje nje vend te lire pune dhe/apo te kerkoje per punekerkues te pershtatshem, si dhe t’i dergoje ftese nje punekerkuesi. “Nje nga synimet kryesore te Ministrise se Punes ne keto vite, ka qene informatizimi i te gjitha sherbimeve qe ofrohen prej saj, perfshi ketu sherbimet sociale, sherbimet e inspektimit dhe, ne menyre te vecante, sherbimet e punesimit. Sistemi online pritet te rise dhe fuqizoje ne menyre te vecante transparencen e tregut te punes, si dhe te zgjeroje gamen e sherbimeve te punesimit, duke rritur shpejtesine e sherbimeve dhe cilesine e tyre”, ka pohuar Ministri i Punes, Spiro Ksera. Sipas tij, nepermjet ketij portali, te gjitha kategorite e te papuneve do ta perdorin sistemin e sherbimit online duke kerkuar pune dhe se secili prej tyre, do te gjeje ne kete sherbim te ri mundesine me te mire dhe te shpejte per t’u njohur ne kohe reale me ofertat me te pershtatshme per pune dhe per te perfituar prej tyre. Portali e-Punesim, u mundesua fale zbatimit te Projektit “Informatizimi i Sherbimeve te Punesimit”, realizuar nga Sherbimi Kombetar i Punesimit dhe mbeshtetur nga grandi i Qeverise Suedeze ne vleren 400 mije euro dhe 100 mije euro, kontribut i Qeverise Shqiptare.
Shpjegimet
Si do te funksionoje portali i punesimit
-Nepermjet ketij sistemi qytetaret shqiptare, ne menyre te vecante te rinjte, qe jane ne kerkim te nje pune te qendrueshme dhe ne pershtatje me aftesite e tyre, do te mund te kerkojne dhe aplikojne per vende te lira pune.
-Kompanite private mund te publikojne pozicionet e tyre te lira ne kohe reale, ne menyren me te shpejte dhe transparente, nepermjet internetit, nga kompjuteri i tyre ose telefoni celular, ne portalin zyrtar te Sherbimit Kombetar te Punesimit.
- Sistemi dixhital online i sherbimeve publike te punesimit eshte ndertuar mbi dy nivele, ne sherbimet internet dhe online
- Ne 36 zyrat e punesimit ne te gjithe vendin dhe nepermjet tyre do behet regjistrimi elektronik i punekerkuesve, punedhenesve, vendit te lire te punes, si dhe do te realizohet ndermjetesimi automatik i vendit te lire te punes me punekerkuesin dhe punekerkuesit me vendin e lire te punes.
-Nepermjet eebsitit eee.epunesimi.gov.al punekerkuesit kane mundesi qe ne menyre te pavarur te krijojne llogarine personale ne sistem dhe te plotesojne CV sipas formatit online, apo te kerkojne per vende te lira pune dhe te aplikojne per to.
Berisha: 7 vite me pare, interneti 4.8 % sot perdoret 60%
Per kreun e qeverise, perdorimi i internetit gjate shtate viteve te fundit, ka ndryshuar shume duke kaluar me qindra here numrin e perdoruesve te tij. Sipas kreut te qeverise ne fillim te vitit 2006, ishim ne nivelet me te uleta te perdorimit te internetit, me 4.8 per qind. Sot ne jemi mbi 60 per qind. “Shtate vite me pare, ne percaktuam dy drejtime themelore: ndertimin e infrastruktures rrugore dhe infrastruktures dixhitale. Ne ate periudhe me katastrofale ishte situata e kompanive te IT-se ne Shqiperi. Veshtiresite ishin shume te medha, serioze. Sot, ato jane fuqizuar. Sot, ato jane bere kompani, te cilat jam shume i bindur se se shpejti do te eksportojne suksesin e tyre edhe ne vende te tjera. Ne jemi te perqendruar ne projektin e Shqiperise dixhitale”, ka theksuar Berisha. Sipas tij, ne stadin aktual, ne kete fushe jane te punesuar mijera punonjes, por impakti eshte universal, sepse kjo u jep punonjesve, u jep qytetareve me te cmuaren, ate qe nuk e vlereson dot as me flori apo me diamant dhe kjo, eshte koha. Ne kete menyre, sipas Berishes, qeveria do te bejme gjithcka qe qytetari shqiptar, te kete sherbimet dixhitale me te mira.