E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Te eliminohet klientelizmi ne PS

Deputeti dhe anetari i kryesise se PS, Arben Malaj, ka kritikuar sistemin politik ne Shqiperi ne lidhje me mundesine qe u jep te rinjve per t’u bere pjese e vendimmarrjes. Ne seminarin e “Kultura politike e elites sone te ardhme”, te organizuar nga fondacioni Friederich Ebert Stiftung, ne qytetin e Vlores, Malaj u shpreh se te rinjte nuk duhet te perdoren vetem per fushata, por duhet te jene pjese perberese e partive.

“Ka nevoje per nje organizim me te strukturuar dhe jo spontan vetem per kohe fushatash, perfshirja e te rinjve ne vendimmarrje, forcimi i demokracise se brendshme etj. U cilesuan si kushtet dhe standardet baze per te rritur sinergjite pozitive midis te rinjve dhe mos krijuar zhgenjim dhe apati te te rinjve ndaj politikes”, u shpreh Malaj. Anetari i Kryesise se PS-se ka folur ne teresi per sistemin politik, por masazhet e dhena gjate takimit me te rinjte, duket se perfshijne dhe vete Partine Socialiste. Deputeti Malaj ka shtuar se eshte i nevojshem eliminimi i praktikave nepotike dhe klienteliste ne partite politike shqiptare, duke rritur me shume pjesemarrjen e te rinjve ne politike. “Eliminimi i praktikave nepotike dhe klienteliste dhe vendosja e meritokracise ne plan te pare, ndihmon ne motivimin dhe rritjen e angazhimit dhe kontributit te te rinjve ne partite politike, por edhe ne fushat te tjera te vullnetarizmit dhe angazhimit qytetar”, u shpreh dje Malaj. Edhe me pare deputeti Malaj, ka kerkuar nga subjektet politike dhe nga vete Partia Socialiste, krijimin e mundesive per te zhvilluar kapacitete drejtuese tek te rinjte, duke shmangut klientelizmin dhe duke u dhene mundesi per gare te barabar dhe njohjen me rregullat e demokracise. Ne takimin e zhvilluar dje ne Vlore, ka shtuar se te rinjte qe jane pjese e forumeve kane nevoje per trajnime dhe pjesemarrje aktive ne zhvillimet e brendshme te partive. “Inspirimi i te rinjve, mbeshtetja per formimin e tyre akademik dhe profesional sipas modeleve me te mira perendimore ne demokratizimin e dijes dhe mundesimin e programeve te internshipit politik dhe profesional, do te ishin menyrat me te mira per te mbeshtetur e brezat e ardhshem te elitave ne vend”, u shpreh Malaj. Deputeti i PS-se ka biseduar me te rinjte dhe per nevojen e perfshirjes se tyre ne politike, duke rritur alternativat dhe pjesemarrjen e tyre ne vendimmarrjen e politikes. Gjate bashkebisedimit, iu kushtua nje vemendje e vecante ceshtjeve te arsimimit, barazise se mundesive, punesimit dhe mireqeverisjes ne nivel vendor dhe ate qendror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›