Punësimi i grave, të orientuara drejt biznesit
Edhe pse të dhënat tregojnë se vetëm 48% e femrave janë në marrëdhënie pune dhe 52% te papuna, ekspertë të shanseve të barabarta thonë se administrata po dominohet nga femrat drejtuese.
Sipas raportit të fundit, 40% e femrave mbajnë rol drejtues dhe 25% e tyre punojnë në struktura të rëndësishme në administratë. Alida Tota drejtoresha e politikave dhe e shanseve të barabarata thotë se gratë po kërkojnë të përfshihen në binzese.
Përveç kësaj, ana tjetër e medaljes tregon se papunësia te fermat është në nivele shqetësuese në fshatra. Për këtë ministria e punës do të nisë një program për punësimin.
Ndërsa një pjesë e femrave është në karrierë, të shumta janë ato që bëhen viktima të dhunës në familje. Në strukturat e policisë është rritur numri i denoncueseve femra deri në 1000 vetë ndërsa dhunuesi rrezikon 6 muaj deri në 5 vite burg.