E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Berisha i frikësuar, me dy jelekë antiplumb!

Sipas kësaj partie, janë pezulluar dy titullarë dhe dhjetëra efektivë.

“Përgjatë tre muajve te verës, u vranë, aksidentuan me vdekje, u grabitën plaçkitën me qindra qytetarë të këtij vendi në të gjithë territorin, aq sa bilanci I ngjante një muaji të përgjakshëm në konfliktin sirian, por, asnjë titullar policie nuk u shkarkua apo pezullua nga detyra për këtë situatë. Me sa duket, shtetasi Sali Berisha është ndjerë i kërcënuar nga qeset e miellit të hedhura drejt personit të tij nga ish të përndjekurit politik të cilët janë në kërkim të të drejtave të tyre, që Sali Berisha ne krye të kësaj qeverie vazhdon akoma dhe sot e kësaj dite t'jua mohoje duke ndjekur me ekzaktësi vijën politike të partisë të cilës ai me të vërtetë i përket”, tha sekretari i Marrëdhënieve me Publikun ne Aleancën KuqeZi, Rezar Balla.

Ai shtoi se sot kryeministri i Shqipërisë ishte veshur me dy jelekë antiplumb, çka sipas kësaj partie, është provat e qartë që ai e ka kuptuar se shqiptarët nuk e duan. /Start/

                                                                                             2012-09-17 11:49
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›