E Diel, 1 Nëntor 2026

Punesimi, kerkesat ne ndertim, teknologji dhe industri Sonila Isaku



Bizneset ne vendin tone kerkojne punonjes te cilet te jene te specializuar ne ndertim, teknologji informacioni si dhe specialiste te makinerive industriale. Keto jane te dhenat e dala nga ekspertet e statistikave prane Sherbimit Kombetar te Punes te cilet theksojne se zyrtarisht ne te gjithe vendin jane rreth 140 mije persona te cilet jane te regjistruar prane zyrave te punes, qe shpresojne se shteti do te gjeje oferta pune per ta. Nderkohe qe ne 5 muajt e pare te ketij viti bizneset kane ofruar 8 mije vende te lira pune. Por ajo qe mbetet problem eshte se ne te shumten e rasteve kerkesat nuk perputhen me njohurite e punonjesve, pasi shumica e tyre jane te nje moshe mbi mesatare dhe njohurite jane te vjetra. Sipas eksperteve, nje pjese e ketyre punekerkuesve nuk punesohen pasi nuk kane njohuri ne fushat qe kerkojne te punesojne bizneset po dhe ata qe kane profesione i kane njohurit e vjetra.. Kjo pasi vitet e fundit, bizneset kerkojne personel shume me te kualifikuar se vite me pare. “Rreth 35 % e ofertave vijne nga bizneset qe kerkojne personel, qe te pakten te kete perfunduar arsimin profesional ne fushen e ndertimit, te teknologjise se informacionit dhe specialiste te makinerive industriale. Ndersa institucionet shendetesore dhe arsimore private, por ato te telekomunikacionit kane ofruar 12 per qind te vendeve te punes dhe keto institucione kerkojne personel me arsim te larte” theksojne ekspertet e Sherbimit Kombetar te Punes. Po sipas ketyre te fundit gjate ketyre muajve ka patur dhe kthim te emigranteve, qe i jane drejtuar zyrave te punes per tu punesuar, per tu regjistruar ne kurse profesionale dhe per te marre informacione ne lidhje me ngritjen e bizneseve. Me se shumti ata jane te kthyer nga Greqia dhe Italia, pasi kriza ekonomike qe ka prekur vendet fqinje ku eshte perqendruar dhe numri me i madh i emigranteve shqiptare, eshte nje arsye e forte qe pas shume vitesh ata te rikthehen ne atdhe. “Bizneset i preferojne me shume emigrantet pasi kane marre eksperience jashte dhe njohin teknologjine e re. Vete emigrantet kerkojne te certifikojne dijet e marra ne praktike jashte vendit duke u regjistruar ne kurse profesionale dhe ne fund te marrin diplomon e cila i ndihmon per tu punesuar dhe per ta kurset e formimit profesional jane falas”, theksojne specialistet e departamentit te statistikave ne SHKP. Nderkohe shifrat flasin per 13.29 per qind e popullates aktive te jete e papune ose e perkthyer ne shifra 142 982 persona. Ndersa ne regjistrimet me te fundit te popullsise ne Shqiperi jetojne 2,831,741 mije persona nga ku forca aktive e punes ishte 1,075,338 persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›