E Diel, 1 Nëntor 2026

Punesimi ne te zeze Ministria e Punes kontroll bizneseve per pagat

Kriza ekonomike ka sjelle me vete fenomenin e punes ne te zeze. Fenomen i cili po shfaqet me shifra alarmante ne muajt e fundit. Per kete arsye Ministria e Punes ka vendosur te marre nje fushate kontrolli ne te gjitha bizneset dhe paralajmeron masa ndeshkimore per rastet kur punedhenesit nuk deklarojne numrin e punetoreve pagen dhe nuk paguajne sigurimet shoqerore.

Pas nje konference 2-ditore te Ministrise se Punes dhe strukturave vendase e evropiane eshte kerkuar nga palet pergatitja e nje strategjie kombetare per sektorin e pagave. Ky problem eshte verejtur shpesh vitet e fundit ku ka nga ato biznese qe nuk e deklarojne pagan e punonjesit apo nuk bejne te ditur numrin e tyre. Tashme sipas Ministrise se Punes nese nje biznes nuk ben me dije keto te dhena ai do te ndeshkohet sipas ligjit dhe mund te arrije deri ne mbylljen e aktivitetit. Keto masa Ministria e Punes po i merr gjate zhvillimit te konferences Politika e pagave dhe diferencat gjinore ne Shqiperi e cila i mbylli punimet diten e djeshme. Ne kete konference ka marre pjese dhe Organizata Nderkombetare e Punes ILO me mbeshtetjen e Kombeve te Bashkuara.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›