E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Prokuroria, 835 zyrtarë në hetim për shpërdorim detyre

Gjatë nëntë muajve të fundit, prokuroritë e Kosovës janë duke bërë hetime të zyrtarëve të lartë, ku janë të përfshirë edhe ministra.
Gjatë një konference për shtyp, prokurorja e Qarkut, Drita Hajdari, deklaroi se nga 835 persona që po hetohen për shpërdorim të detyrës ose autorizimit, ka edhe njerëz të profilit të lartë.
Ajo shtoi se puna e tyre ka filluar duke hequr pluhurin nga lëndët që kanë “fjetur”nëpër sirtare të prokurorive.
34 për qind e lëndëve janë pranuar nga vitet paraprake, ndërsa 66 për qind janë lëndë që janë pranuar gjatë këtij 9 mujori. Numri total i lëndëve që po shqyrtohen nëpër prokuroritë e Kosovës është 662.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›